Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet për “fshehje të terroristëve”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:08

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet për “fshehje të terroristëve”

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “fshehjes ose moslajmërimit të terroristëve dhe grupeve terroriste”.

Sipas njoftimit, personi K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me nëntë persona, të identifikuar vetëm me iniciale, të cilët veçse janë të dënuar për vepra të terrorizmit. Prokuroria Speciale tha se K.H. “ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por i njëjti i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente”. Organi i akuzës ka kërkuar që të akuzuarit t’i vazhdohet arresti shtëpiak deri në përfundimin e rastit penal ndaj tij. Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste parashihen dënime të ndryshme. Po ashtu, që nga viti 2015 Kosova ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja dhe për këtë vepër penale parashihen dënime deri në 15 vjet burgim. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.