Siljanovska me koment për bashkimin e Agjencisë për kundërzbulim dhe ASK

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:45

Siljanovska me koment për bashkimin e Agjencisë për kundërzbulim dhe ASK

Pasi opozita e thirri presidenten, Gordana Siljanovska Davkova për të ndaluar bashkimin e paralajmëruar të Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për kundërzbulim, Siljanovska Davkova theksoi se do të komentojë për këtë çështje kur për reformat do të hapet debat publik.

“Nëse mendohet për reforma, duhet të fillohet me diskutim rreth kësaj. Unë nuk jam propozues i autorizuar i Ligjit, d.m.th. derisa ekzistojnë këto ligje, ky është realiteti”, tha Gordana Siljanovska-Davkova

Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski, theksoi se ka folur me presidenten për idenë për bashkimin e dy agjencive, por megjithatë, ajo në opinion nuk do ta prononcojë qëndrimin e saj.

“Atëherë kur do të ketë bisedime rreth kësaj, unë do të mund të them, por tani unë po habitem kur lexoj “presidentja hesht dhe nuk flet për bashkimin e agjencive” – mendoj se fare nuk është momenti për tu prononcuar për këtë”, tha Siljanovska-Davkova.

Opozita para pak kohe e thirri shefen e shtetit që të mos heqë dorë nga kompetencat e saja, duke pasur parasysh se Agjencia për kundërzbulim punon nën ombrellën e saj. Sipas të parit të LSDM-së, Venko Filipçe, agjencia e re do të ishte institucion shumë i madh që vështirë do të kontrollohej, duke rikujtuar për keqpërdorimet në të kaluarën.

“I bëjë thirrje edhe presidentes Siljanovska Davkova që të dalë me qëndrim dhe të ndalojë shkrirjen e paralajmëruar të ASK me Agjencinë për kundërzbulim, që të mos heq dorë nga kompetencat e saja”, deklaroi Venko Filipçe.

Mickoski paralajmëroi bashkimin e ASK-së dhe Agjencisë për kundërzbulim për vitin e ardhshëm. Sipas tij, reforma e tillë e sigurisë është zbatuar te pjesa më e madhe e NATO partnerëve. Megjithatë për këtë gjë kryeministrit do t’i nevojitet shumicë prej 2/3 në Kuvend.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.