Maqedonia e Veriut dënon sulmin terrorist në Ankara

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 21:04

Maqedonia e Veriut dënon sulmin terrorist në Ankara

Maqedonia e Veriut dënoi sulmin e sotëm terrorist ndaj kompleksit të kompanisë së Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në Ankara, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale X, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, tha se qëndron në solidaritet me popullin e Türkiyes.

“Unë qëndroj në solidaritet të plotë me popullin e Ankarasë dhe të gjithë Türkiyes pas këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet dhe të dashurit e viktimave. Kjo dhunë e pakuptimtë nuk do të triumfojë kurrë mbi paqen”, është shprehur presidentja.

Në fund, ajo po ashtu ka shkruar mesazh të shkurtër në gjuhën turke për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, me fjalët “Güçlü kal (Qëndro i fortë), RTErdoğan”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka deklaruar në X: “Mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin turk, pas sulmit tronditës terrorist në Ankara”.

“E dënoj fuqishëm këtë akt terrori. Në këto kohë të vështira, ne qëndrojmë të bashkuar me qytetarët e Türkiyes dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë”, shtoi ai.

Ndryshe, më parë, ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya, konfirmoi se katër persona kanë humbur jetën dhe 14 janë plagosur si rezultat i sulmit, prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë.

Ai po ashtu tha se dy terroristë të përfshirë në sulm janë neutralizuar.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.