Badenteri në Kushtetuese, Maksuti: Është mekanizëm i domosdoshëm 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 21:08

Badenteri në Kushtetuese, Maksuti: Është mekanizëm i domosdoshëm 

Badenteri si mekanizëm i votimit të dyfishtë është nevojë e domosdoshme që të vendoset edhe në gjykatën Kushtetuese, për Ligjet të cilat kanë kaluar me votim të dyfishtë në Kuvend. Kështu vlerëson profesori universitarë Mersim Maksuti, sipas të cilit kjo është e vetmja garanci për mbrojtjen e të drejtave tash më të fituara nga shqiptarët dhe bashkësitë e tjera. Vlerëson se edhe Ligji i Gjuhëve me gjasë do të pësojë fatin e njëjtë sikurse balancuesi, pasi që gjykatësit maqedonas gjatë votimit sërisht do të majorizojnë dy gjykatësit shqiptarë dhe një turk. Në opinion tani më ekziston një frymë dhe përgatitje për një vendim të tillë. E pakta që mund të bëjnë gjykatësit shqiptarë është të ofrojnë argumente juridike, politike por edhe të drejtën natyrorë për të mbrojtur gjuhën.

“Ne kemi pasur përvoja të tilla të hidhura në histori, prandaj një mekanizëm I tillë është i pashmangshëm dhe I domosdoshëm të instalohet në Gjykatën Kushtetuese, si mbrojtës dhe garanci I të drejtave të fituara të shqiptarëve por edhe të gjithë bashkësive të tjera… Tek gjykatësit Kushtetues nuk pres që do të mund të ndryshojë disponimi tash më I krijuar për Ligjin e Gjuhëve dhe gjykatësit shqiptarë pra nga radhët e bashkësive do të majorizohen. Në opinion është krijuar disponimi për majorizimin e tyre edhe se të gjitha faktet juridike janë në anën e tyre dhe në anën e gjuhës shqipe për mbrojtje dhe mos cënim të sajë.”, tha për TVM2 profesori universitarë Mersim Maksuti.

Mekanizmi i votimit të dyfishtë kërkon bazë kushtetuese për të cilën sipas Maksutit nuk ka këmbëngulur më herët faktori shqiptarë, ndërsa duhet të fokusohemi mos ti humbim të drejtat që tani më i kemi fituar.

“Kjo ka qenë një element i pashmangshëm që është injoruar deri më sot dhe për fat të keq edhe faktori politik shqiptarë nuk e ka kërkuar me këmbëngulje që të futet në Kushtetutë ky mekanizëm në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një përvojë e hidhur dhe një mësim për në të ardhmen se si ne ku duhet të fokusohemi që këto të drejta që së paku i kemi arritur të mos degradohen më tepër. Nëse politika aktuale nuk është e aftë të avancojë më tej të drejtat e shqiptarëve, së paku ne në as një mënyrë nuk duhet të lëshojmë pe për ato që i kemi arritur deri më sot.”, tha Maksuti.

Për vendimet të cilat kanë të bëjnë me bashkësitë e tjera në vend, Maksuti vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë parasysh të gjitha rrethanat për të ruajtur stabilitetin, kohezionin dhe bashkëjetesën në mes të gjitha etnive të këtij vendi.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 21:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.