Banka Popullore: Kushtet diktojnë normalizimin e kredive
Banka Popullore në seancën e fundit ka rishikuar politikën monetare të vendit bazuar në të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë globale dhe vendase dhe zhvillimet më të fundit në fushën financiare ndërkombëtare. Sipas njoftimit të tyre Bordi i Bankës popullore ka vlerësuar se kushtet e fundit në ekonomi bëjnë të mundur vazhdimin e një normalizimi të kujdesshëm të përcaktimit të politikës monetare. Sipas tyre gjendja në tregun valutor është e qëndrueshme dhe lëvizjet janë të favorshme.
“U vendos që norma e interesit të bonove të thesarit të ulët me 0.25 pikë përqindje, në nivelin 5.8%. Normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7-ditore janë të pandryshuara, përkatësisht në nivelet 4.20% dhe 4.25%. E pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe është 10 miliardë denarë. Me ndryshimin e normës së interesit të bonove të thesarit, me norma të pandryshuara të interesit për depozitat njëditore dhe 7-ditore, ruhet qasja e kujdesshme ndaj zhvillimit të politikës monetare. Gjendja në tregun valutor është e qëndrueshme dhe lëvizjet janë të favorshme. Niveli i rezervave valutore në fund të muajit shtator është afër 4.407 milionë euro, i cili është i mjaftueshëm për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të monedhës vendase.”, thuhet në komunikatën e Bankës Popullore.
Sipas Komunikatës së Bankës Popullore në përputhje me lëvizjet e favorshme të tregut valutor, Banka Popullore ndërhyri që nga fillimi i vitit me blerje neto të devizave, gjë që sipas BP kontribuoi në arritje më të mira të rezervave valutore sesa pritej. Sipas të dhënave më të fundit të disponoheshe nga sektori i jashtëm, deficiti tregtar në korrik dhe gusht 2024 është aktualisht më i mirë krahasuar me pritjet për tremujorin e tretë të ciklit të projeksionit të prillit. Deficiti i realizuar në llogarinë korrente të bilancit të pagesave në tremujorin e dytë të vitit 2024 është më i ulët se pritjet sipas projeksionit të prillit, me flukse financiare neto më të larta të realizuara njëkohësisht. Sipas BP pritet ende që niveli i normave të interesit, së bashku me ndryshimet e mëparshme në rezervën e detyrueshme, të kontribuojnë në stabilitetin e çmimeve në periudhën afatmesme dhe në ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit.