Dimitrieska-Koçoska: Nuk mbështes masën për ngrirjen e çmimeve 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 21:12

Dimitrieska-Koçoska: Nuk mbështes masën për ngrirjen e çmimeve 

Çmime të ulëta në tregjet e vendit do të ketë deri në fund të javës, sepse përfundon masa e Qeverisë për kufizimin e marzheve të produkteve të caktuara. Me çmimet aktuale sindikata ka llogaritur se për shpenzimet elementare të jetesës për një familje katër anëtarëshe do të nevojiten më shumë se 1000 euro. Shpresa e vetme për qytetarët është Ligji për praktikat e padrejta tregtare. Por tregtarët sikurse edhe deri më tani vazhdimisht kanë gjetur mundësi për t’i ikur kësaj mase qeveritare, edhe përskaj kontrollimeve të vazhdueshme të inspektoratit të tregut. Analizat e Sindikatës tregojnë se shporta konsumatore gjatë këtij muaji ka qenë më e ulët për vetëm 57 denarë. Nga kjo masë qytetarët mbeten të pa kënaqur. Ministrja e Finansave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për Zërin e Amerikës është deklaruar kundër masës për kufizimin e marzhës, sepse e njëjta sipas saj nuk po jep rezultatet e duhura.

“Kur të flasim për grirje të çmimeve, bëhet fjalë për metodologji që duhem të bëhen përllogaritje në tërësi. Nëse kemi parasysh se në çfarë gjendje I kemi institucionet dhe me çfarë kuadri ekzistojnë, mund të vimë në konstatim se nuk duhet të shkojnë në këtë metodologji, sepse institucionet nuk I kemi në atë nivel, dhe tash kjo le mundësi që inspektorët ta trajtojnë në mënyra të ndryshme ligjin ose këtë masë qeveritare, dhe kjo sjellë komplikime. Unë nuk jam për masën e ngrirjeve të çmimeve, por thjeshtë të jepet lirime për disa produkte bazë, kjo është metodologji me e lehtë.”, tha Ministrja e Finansave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ngrirja e çmimeve, qytetarët: Nuk po jep efektin e pritur

Por akoma vazhdon reagimi nga qytetarët. Sipas tyre, shumë tregtarë kanë ndryshuar ambalazhimin. Sipas tyre nëse është paraparë një lirim në qumështin 1 litërsh, ato kanë bërë ambalazhe qumështi prej 850 mililitra i cili nuk përfshihet në lirimet. Raste sipas tyre të tilla ka edhe në shumë produkte tjera.

“Ulje po shohim vetëm në disa produkte bazë, por tek produktet tjera nuk kemi vërejtur.”, u shpreh një qytetar.

“Jo, Jo çmimet nuk janë ulur, por kemi vërejtur se disa produkte janë shtrenjtuar për 2 apo më shumë denarë.”, tha një qytetar.

“Kanë pohuar se do të ulen çmimet, por nuk po I shohim ku janë ato lirime, qumështi, vezët janë në të njëjtat çmime.”, u shpreh një qytetar.

“Duhet pagat qytetarëve tu rriten, kjo është zgjidhja.”, tha një qytetar.

Shporta e konsumit vjeshtor, masë me të cilën qeveria u përpoq të ulë dhe kontrollojë trendin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, e humbi efektin e saj në fund të këtij muaji kur përfundon ajo masë, pas së cilës tregtarët do të jenë të lirë të formojnë produktin e tyre. Çmimet që tani janë të kufizuara, megjithatë, duhet të përshtaten me Aktin e Praktikave të Padrejta të Tregtisë.

 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 21:12