NBA, babai dhe i biri Xhejms shënuan histori

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 22:01

NBA, babai dhe i biri Xhejms shënuan histori

Pas një pritjeje të gjatë, elita e basketbollit botëror, NBA fillon sërish dhe si zakonisht inaugurohet nga kampionët në fuqi. Megjithatë vëmendjen e kësaj mbrëmje e tërhoqi lidhja familjare tek Los Anxhelos Laker. Lebron James dhe Bronny James, babë e birë luajtën në një ekip duke shkruar historinë në NBA, pasi është hera e parë që diçka e tillë ndodh. Këta në parket së bashku kaluan 4 minuta edhe atë para mbylljes së çerekut të dytë. 

Siç e dimë “King James”, tani është 39-vjeçar dhe legjendë jo vetëm e NBA-së, ndërsa i biri i tij Bronny James ishte zgjedhja e Lakersave, në raundin e dytë të draftit. Në këtë ndeshje ka debutuar edhe JJ Redick, si trajner i parë i skuadrës.

“Ndeshja brenda lojës, padyshim se është ai momenti kur ne jemi në tavolinën e rezultateve së bashku dhe e kontrollojmë së bashku. Kështu që këtë moment nuk do ta harroja kurrë sado vjeç të bëhem, pavarësisht se sa mund të venitet kujtesa ime ndërsa plakem apo çfarëdo qoftë. Pashë djalin tim në punë, të hynte në lojë dhe gjithçka tjetër, është një moment i mrekullueshëm për Lakers dhe mënyra se si luajtëm sonte.”, tha Lebron James, basketbollist L.A Lakers.

NBA rinisi pikërisht aty ku përfundoi, me fitoren e Boston. Kampionët në fuqi të Celtics e nisën menjëherë fuqishëm dhe e bën të qartë se donin fitoren duke mposhtur Knicks 132-109. Jayson Tatum përfundoi me 37 pikë dhe 10 asistime. Kampionët e Bostonit, me 29 tresha, e barazuan rekordin e NBA-së, që e mbante skuadra e Milwaukee Bucks nga vitit 2020-të. Krahas faktit që donin të shënonin rekord absolut me 30 tresha, këta nuk ia dolën pasi më vonë humbën 13 goditje nga distanca.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 22:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.