Paga minimale, rritje apo nivelizim!
Sindikalistët që para gjashtë muajsh po bëjnë trysni për rritjen e pagës minimale. Punëdhënësit vlerësojnë se rritja eventuale nuk duhet të bëhet “kuturu”
Sindikalistët që para gjashtë muajsh po bëjnë trysni për rritjen e pagës minimale edhe para harmonizimit të rregullt në muajin mars 2025. Ato kërkojnë rritje që tani nga 365 në 450 euro. Punëdhënësit vlerësojnë se rritja eventuale nuk duhet të bëhet “kuturu”, përderisa sindikalistët presin të dëgjojnë argumentet dhe qëndrimet e ekzekutivit dhe punëdhënësve.
Punëdhënësit vlerësojnë se aktualisht kemi një “barazi” në paga, pavarësisht nga performanca e tyre individuale apo pozicioni dhe përgjegjësia për rezultatet e arritura. Ky barazim apo nivelizimi i të ardhurave në të kaluarën ka sjellur edhe humbje së motivimit, mbytjes së iniciativës, inovacionit dhe përvetësimit të njohurive, si faktorë të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë.
Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënsve të Maqedonisë, thotë se në këtë moment nuk kemi nevojë për një rritje paushalle, pasi nëse merren të gjitha kriteret në raport me pagën mesatare dhe PBB-në për banor, kemi një raport shumë të madh në raport me pagën minimale që na të kemi një barazi në pagat e disa kategorive të punonjësve në biznes dhe destimulim të punonjësve të mirë. Përderisa po pajtohemi dhe ramë dakord që të gjitha pagat në shtet të rriten. Këto pohime për rritjen e pagës minimale po kundërshtohen nga sindikatat. Ato besojnë se një pagë minimale më e lartë është e nevojshme për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
“Ne besojmë se argumentet janë në anën e punëtorëve, përkundër vërejtjeve nga punëdhënësit dhe Qeveria, por besojmë se kur shporta e konsumit arrin në 60 mijë denarë, prej të cilave 23 mijë janë vetëm për ushqim dhe pije, ne besojmë se rritja e pagave duhet të ndodhë, për shkak të jetës më të vështirë të punëtorëve”, thotë kreu i Sindikatave Sllobodan Trendafilov.
Në favor të rritjes së pagës minimale janë edhe faktet se rreth 25.000 punëtorë në Maqedoninë e Veriut marrin pagë minimale prej rreth 365 euro, 10.000 qytetarë marrin paga nga 1 denar deri në 22.567 denarë, që apostroofn edhe problemin e pagave në zarf. Punëdhënësit thonë se rritja e radhës do të jetë në pranverë të vitit të ardhshëm. Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë thotë se një rritje paushal e pagës minimale do të nënkuptonte rritje të pagave të punëtorëve më të dobët dhe barazimin e tyre me punëtorët e mirë që do të demotivoheshin në kompanitë që janë nuk janë në gjendje të rrisin pagat e tyre.
Nëse ai dëshiron të rrisë pagat e punëtorëve më të mirë me arsim të lartë ose njohuri më të mëdha, ai do të duhet të hyjë në borxhe ndaj bankave ose të duhet të rrisë çmimet e tij. Nuk justifikohet kjo rritje edhe në aspektin se BE-ja ka miratuar një direktivë që rekomandon që paga minimale të jetë rreth 50% e mesatares. Punëdhënësit thonë se rritja e pagave mund të pasojë me rritjen e produktivitetit që kërkon edhe teknologji dhe shkathtësi dhe njohuri të reja tek punonjësit dhe menaxherët si dhe me ndryshimin e strutkurës së ekonomisë që do të prodhojë më shumë prodhime me vlerë të shtuar si dhe më shumë të orientohet në eksport.
Nga ana tjetër sindikatat thonë se në Bashkimin Evropian, raporti i pagës me kapitalin që mbetet për “bosat” është diku midis 60-70 për qind për pagat dhe 30-40 për qind për pronarë t e bizneseve.Ndërsa Maqedonia është një vend në të cilin ndahen vetëm 10-15 për qind për pagat e punëtorëve. Gjithashtu shtojnë se 250 milionë euro vidhen në vit nga buxheti i brendshëm për shkak të mospagesës së kontributeve apo të ashtuquajturës ekonomi gri. (koha.mk)