Putin i shpreh ngushëllime Erdoğanit për sulmin terrorist në kryeqytetin turk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 22:48

Putin i shpreh ngushëllime Erdoğanit për sulmin terrorist në kryeqytetin turk

Në një takim në Rusi, presidenti rus Vladimir Putin i shprehu sot ngushëllime homologut të tij turk Recep Tayyip Erdoğan për sulmin terrorist në kryeqytetin turk Ankara që u mori jetën katër personave, raporton Anadolu.

Duke folur në margjinat e një samiti të grupit BRICS në Kazan të Rusisë ku Erdoğan po merr pjesë si i ftuar, Putin tha: “I nderuar president, të dashur kolegë, jemi shumë të lumtur t’ju mirëpresim në Kazan. Por para se të fillojmë punën, unë do të doja të shpreh ngushëllimet e mia në lidhje me sulmin terrorist”.

Putin shtoi se Rusia dënon çdo manifestim të terrorizmit.

Më herët, ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha në X se ka të vrarë dhe të plagosur në një sulm në objektet e Industrisë Ajrore Turke (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?