Barcelona dhe Raphinha çmendin me paraqitje ndaj Bayern Munich – fitore e madhe e katalunsve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 23:02

Barcelona dhe Raphinha çmendin me paraqitje ndaj Bayern Munich – fitore e madhe e katalunsve

Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Munich me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Më të filluar ndeshja, katalunasit morën epërsinë me një kundër zbritje të shpejtë, kur Raphinha mori një top dhe kaloi edhe portierin Manuel Neuer për të shënuar për 1-0.

Bavarezët pas golit të pësuar u lëshuan në sulm dhe arritën të shënojnë me Harry Kane, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. 

Pas pak minutash, Kane ishte në pozitën e duhur dhe arriti të shënojë kësaj radhe një gol të rregull për të barazuar shifrat në 1-1. 

Por Barcelona mori kontrollin sërish në lojë dhe arriti të shënojë golin e epërsisë në minutën e 38-të për 2-1 me Robert Lewandowskin. 

Pak pa u mbyllur pjesa e parë sërish në skenë doli Raphinha që shënoi për 3-1. 

Katalunasit shkuan në pushim me një epërsi të konsiderueshme.  

Me të filluar pjesa e dytë, kapiteni i Barcelonës, Raphinha, kompletoi het-trikun me një gjuajtje të bukur nga e majtë për ta kapitulluar Neuerin (4-1).

Pas këtij goli loja ra paksa, me të dy skuadrat që kryen disa zëvendësime. 

Në minutën e 83-të u shfaq rasti tjetër i mirë, por Robert Lewandowski nga pak metra nuk arriti të gjejë rrjetën. 

Barcelona në fund iu gëzua fitores së madhe dhe tani ka 6 pikë dhe qëndron në pjesën e epërme të renditjes, ndërsa Bayern Munich kanëka 3 pikë./Telegrafi/ 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Tetor, 2024 23:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.