Strumica dhe Karposhi paralajmërojnë largimin nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:22

Strumica dhe Karposhi paralajmërojnë largimin nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale

Komuna e Strumicës dhe ajo e Karposhit paralajmërojnë braktisje të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Kreu i Strumicës, Kostadin Kostadinov, thotë se vendimi për largim, është marrë për shkak të siç thekson qasjes indiferente të BNJVL-së në periudhën kur banorët e kësaj komune ballafaqohen me ndalesën e ujit të pijshëm si dhe pas refuzimit të Qeverisë për projektin e vetëm të Strumicës për fonde nga kredia hungareze.

“Deri më tani, pas paraqitjes së problemit me ujin prej 27.09.2024, BNJVL nuk tregoi absolutisht asnjë interes, edhe pse është dëshmitar se institucionet kompetente shtetërore, para se gjithash Ministria e Bujqësisë, nuk lëvizi me gishtin e vogël, përkundrazi, përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me analizat dhe rezultatet prej tyre, tallet me qytetarët e Strumicës”, tha Kostadin Kostadinov, Kryetar i Komunës së Strumicës.
Edhe kreu i Karposhit, Stevçe Jakimovski tha se mund ta braktis BNJVL-në për shkak të presioneve nga ana e pushtetit qendror.

“Arsye për braktisje të BNJVL-së ka shumë. BNJVL i hesht të gjitha presionet që i durojmë nga ministrat e kësaj qeverie. Nuk jam kryetar komune për herë të parë. Por kjo që po e bëjnë ministrat e qeverisë së Mickoskit është e paparë. Nuk e di nëse kjo është sipas ndonjë direktive të tij ose jo, por e shihni se çfarë po bëjnë me kryetarin e Strumicës”, u shpreh Stevçe Jakimovski, Kryetar i Komunës së Karposhit.
Por kreu i BNJVL-së Orce Gjorgjievski shpreson që Kostadinov dhe Jakimovski të rishqyrtojnë vendimin. Ai thotë se në BNJVL nuk ka arritur asnjë kërkesë zyrtare për dalje nga kjo bashkësi, ndërsa lëvizjet e tyre i cilëson si joserioze.

“Dera e BNJVL-së është e hapur për të gjithë, secili problem zgjidhet, nëse ka interes dhe nëse nuk fshihet diçka tjetër në prapavijën e këtij procesi. Qëndroj në dispozicion sikur edhe tani për të gjithë kolegët e mi, besoj se do të veprojnë me maturi dhe besoj se ndoshta kjo është mënyrë momentale sipas të cilës ndoshta duan që të kenë qasje më të madhe mediatike për tema të caktuara dhe të bëjnë dramë më të madhe. Por thellë brenda jam i bindur se nuk mendojnë në interes të qytetarëve“, deklaroi Orce Gjorgjievski, Kryetar i BNJVL-së.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, vlerësoi se këto paralajmërime e dëmtojnë edhe BNJVL-në por edhe komunat. Ai për MIA tha se BNJVL është asociacioni i vetëm i njësive për vetëqeverisje lokale që ka mandat t’i përfaqësojë interesat e tyre para Qeverisë .Perinski nënvizoi se këto lëvizje nuk janë zgjidhje. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.