“Vdekja e foshnjës”, Taravari: Çdo mjek mund të bëjë lëshim profesional, nuk jam për dënimin dhe largimin nga puna

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:31

“Vdekja e foshnjës”, Taravari: Çdo mjek mund të bëjë lëshim profesional, nuk jam për dënimin dhe largimin nga puna

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nuk mendon se mjekët që kanë bërë lëshime mjekësore në rastin e vdekjes së foshnjës 14 mujore, duhet të dënohen apo të largohen nga vendet e tyre të punës. Sipas tij, Odës së Mjekëve i është propozuar marrja e përkohshme e licencave të punës.

“Çdo mjek mund të bëjë lëshim profesional dhe këtu është bërë anashkalim profesional. Për këtë është e nevojshme të merren masa konkrete, unë nuk jam për dënimin dhe për largimin nga puna, megjithatë masa konkrete patjetër duhet të ndërmerren”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë Oda e Mjekëve thotë se ka pranuar udhëzimet për veprim pas raportit të komisionit për mbikëqyrje profesionale lidhur me trajtimin e foshnjës 14 muajshe.

“Oda e Mjekëve mori udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë për veprim lidhur me raportin nga mbikëqyrja në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve- Shkup dhe Klinikën Universitare për Sëmundjet Respiratore të Fëmijëve- Kozle. Është e nevojshme që udhëzimet të shqyrtohen nga organet kompetente dhe trupat e Odës, pas çka do të vendoset se çfarë do të ndërmerret”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Një javë më parë drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Rexhep Memedi pezulloi nga puna dy mjeket specialiste deri në një vendim përfundimtar nga komisioni disiplinor. Mjeket kanë qenë kujdestare dhe e kanë kontrolluar fëmijën më 3 tetor, të cilat përskaj gjendjes së rënduar shëndetësore të foshnjës, nuk e kanë shtruar në spital, por e kanë lëshuar për kurim shtëpiak. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.