Vazhdon vaksinimi kundër gripit stinor.
Deri më tani mbi 10 mijë qytetarë janë vaksinuar ndërsa 52 mijë janë paraqitur për ta marrë vaksinën. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili edhe vet pranoi vaksinën, u bëri thirrje kategorive të rrezikuara që të imunizohen, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar komplikimet shëndetësore. Taravari ndërkohë paralajmëroi se së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është duke u përgatitur strategji për të luftuar anti-vaksinimin, të cilën do ta promovojnë në dhjetor dhe do të dalin me masa konkrete ligjore për ata që përhapin dezinformata dhe lajme të rreme për vaksinimin.
“Sot e kisha mundësin së bashku me drejtoreshën e Institutit për Shëndet Publik ta pranoj vaksinën kundër gripit. Kjo është mënyrë preventive për ti parandaluar komplikimet nga paraqitja e influencës apo gripit, posaçërisht te punëtorët e shëndetësisë, dhe unë si ministër i Shëndetësisë desha sot të jap shembull se mirë është të pranohet kjo vaksinë”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
24 Tetor, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.