Kuvend, shtyhet seanca për Ligjin e emrave të rrugëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:57

Kuvend, shtyhet seanca për Ligjin e emrave të rrugëve

Seanca kuvendore në të cilën duhej të debatohet për propozim ndryshimin e Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, të propozuar nga ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, u anulua për javën e ardhshme. Seanca fillimisht u ndërpre me kërkesë të deputetes, Arbana Pasholli, e cila kërkoi përkthimin e propozim-ligjit edhe në gjuhën shqipe.

“Duke marrë parasysh që të gjitha materialet janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, kërkoj një orë pauzë që të njëjtat të përkthehen edhe në gjuhën shqipe dhe të na dorëzohen.”, – deklaroi Arbana Pasholli nga BDI.

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit njoftoi ndërprerjen e seancës për shkak të obligimeve të deputetëve. 

“Pas pauzës së kërkuar vazhdojmë me materialet që janë kërkuar nga deputetja e BDI-së të përkthyera dhe të dorëzuara. Më lejoni t’ju informoj se për shkak të obligimeve të punës nga një numër i madh i deputetëve këtu do ta ndërpresim seancën dhe do të vazhdojmë javën e ardhshme.”, – theksoi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshevski.

Propozim ndryshimet në Ligjin për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore parashohin votim të dyfishtë, gjegjësisht votim me badenter. Paraprakisht me 63 vota “për” dhe asnjë “kundër” u miratua propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.