Komisioni i përbashkët për çështje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili u formua si rezultat i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë në gusht të vitit 2017-të vazhdoi diskutimet edhe sot. Historiani bullgar Angell Dimitrov, deklaroi se është diskutuar për çështjen e prezantimit të Kryepeshkopatës së Ohrit në shekullin e 11.
Dimitrov tha se komisioni do të vazhdojë aty ku e ka lënë me përbërjen e kaluar të palës maqedonase. Ai shpreson që të ketë vullnet të mirë që të gjendet gjuhë e përbashkët.
“Nuk filluam punë më konkrete. Filluam disa bisedime të cilat janë shumë të gjata deri më tani rreth prezantimit të Kryepeshkopatës së Ohrit në shekullin 11. Pasi kolegëve tanë u duhet kohë që të hyjnë në atë problematikë, vendosëm që ta lëmë për takimin e ardhshëm që do të mbahet në Sofje”, tha Angell Dimitrov, historian bullgar.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
25 Tetor, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.