Mexhiti: Maqedonia e Veriut do të intensifikojë betejën për ajër të pastër

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:24

Mexhiti: Maqedonia e Veriut do të intensifikojë betejën për ajër të pastër

Maqedonia e Veriut do të intensifikojë betejën për ajër të pastër. Ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti paralajmëron një sërë projektesh, në mesin e të cilave ndërrimin e sistemeve të ngrohjes në 70 objekte në 4 komuna si dhe furnizimin me 6 autobusë ekologjikë për mbështetje të transportit publik në kryeqytet. Ministri i Bujqësisë nga ana tjetër, paralajmëron uljen e importit të ushqimit dhe thotë se vendi përsëri do të bëhet shtet bujqësor në kuptimin e plotë të fjalës.

“Janë planifikuar këto aktivitete; Ndërrimi i sistemeve të ngrohjes në 70 objekte publike në 4 komuna, Shkup, Manastir, Tetovë, Kumanovë. Furnizimi i 6 autobusëve ekologjik për të mbështetur transportin publik në Shkup. Furnizimi I 6mijë fidanëve dhe shpërndarja e tyre në të 4 qytetet. Përpunimi i studimit të fizibilitetit për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes në Shkup. Furnizimi i pajisjeve të monitorimit të ajrit”, tha Izet Mexhiti, Ministër i Mjedisit Jetësor.

“Përmes programeve tona, edhe të ministrisë edhe të Qeverisë, Maqedoninë duhet përsëri ta kthejmë në shtet bujqësor në kuptimin e plotë të fjalës. Të gjitha të dhënat statistikore flasin se në të kaluarën Maqedonia më shumë importonte ushqim, shpenzonte mjete devizore, plani ynë është që para se gjithash ta kthejmë besimin e bujqve te institucionet”, deklaroi Cvetko Tripunovski, Ministër i Bujqësisë. /Alsat.mk

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?