Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafillov, deklaron se jetesa po bëhet më e shtrenjtë për shkak se, siç thotë, është e vështirë të mbijetohet me 370 euro, kur shporta minimale sindikale tashmë është mbi 1000 euro. Sipas tij, tregtarët përfitojnë në kurriz të qytetarëve.
“Për fat të keq, tregtarët e shfrytëzuan periudhën kur Qeveria shpalli një masë të tillë dhe çfarë bënë – fillimisht i rritën çmimet dhe shporta minimale e sindikatës në pjesën e rritjes së shpenzimeve u rrit për 750 denarë për muajin shtator. Për muajin tetor është ulur për 960 denarë, që do të thotë se tregtarët kanë qenë të pangopur dhe kanë tentuar të bëjnë para në kurrizin e punëtorëve”, tha Sllobodan Trendafillov.
Ndryshe Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 është 61.249 denarë, informojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 m2 për muajin tetor, shporta arrin 76.624 denarë.
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për shtatorin e vitit 2024, e cila ishte 61.306 denarë është ulur për 57,00 denarë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
25 Tetor, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.