Vazhdon bojkoti i nxënësve të Moranës – Ministrja thotë se është rast i montuar politik!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:30

Vazhdon bojkoti i nxënësve të Moranës – Ministrja thotë se është rast i montuar politik!

“Pohoj se ky është një rast i montuar politik”.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska kështu e vlerësoi bojkotin e mësimit në shkollën periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçani. Ajo apeloi prindërit t’i kthejnë fëmijët në mësim në të kundërtën fëmijët do të përballen me pasoja.

“Humbja e orëve kohë më  të gjatë ka pasojat e saja, kjo nënkupton se do të duhet të punojnë gjatë fundjavës ose do t’u vazhdohet viti shkollor. Si përfundim, nëse humbin shumë nga ditët e mësimit do të duhet të kalojnë provim sepse nuk e kanë ndjekur mësimin. Sërish vlerësoj se prindërit duhet të mendojnë shumë seriozisht, i ftoj të mos marrin pjesë në  procese politike por të fokusohen në njohuritë e fëmijëve të tyre”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Janevska tha se nga kryetari i Komunës së Studeniçanit nuk ka pranuar asnjë kërkesë që ka të bëjë me këtë problematikë pavarësisht që kreu I komunës e kishte pohuar një gjë të tillë.

“Kryetari i Komunës nuk më ka kërkuar, nuk ka kërkuar asnjë nga kabineti. Ne kemi dorëzuar letër te kryetari I komunës me një mendim negative. Çfardo problemi që ka unë nuk kam asnjë problem të  takohem me kryetarin e komunës dhe të diskutojmë mbi këtë temë. E ftoj publikisht, nëse vlerëson se ka për çfarë të flasim, sigurisht që ka, për dëmin që po e vuajnë nxënësit, është I mirëseardhur çdo ditë”, theksoi ajo.

Bojkoti tashmë ka hyrë në javën e katërt ndërsa prindërit këmbëngulin që shkolla të mëvetësohet sepse plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete.

Prindërit nuk pajtohen me qëndrimin e ministres së Arsimit se kërkesa për mëvetësimin e shkollës nuk mban dhe nuk ka asnjë arsye për t’u ndarë.

Të revoltuar nga përgjigjja e ministres prindërit kanë paralajmëruar edhe protesta por pa saktësuar se kur.

Prindërit thonë se arsyeja kryesore e bojkotit të mësimit është mos investimi në këtë shkollë nga ana e komunës së Studeniçanit. Sipas prindërve, çdo investim në shkollë është bërë nga banorët e fshatit./ Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?