Strugë/ Ngecin hetimet për zjarrin ku u dogjën 200 makina

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:33

Strugë/ Ngecin hetimet për zjarrin ku u dogjën 200 makina

Dy muaj pas zjarrit që përfshiu tre depo makinash në Veleshtë të Strugës, policia dhe Prokuroria ende nuk bëjnë të ditur se cilat ishin shkaqet e zjarrit, në të cilin u dogjën mbi 200 vetura, shkruan Alsat.

“Prokuroria Themelore Publike Strugë ka lëshuar të gjitha urdhrat e nevojshme për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe identifikimin e autorit të mundshëm të veprës penale. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas urdhrave”, tha Prokuroria Themelore, Strugë.

“Të gjitha masat e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit po zhvillohen sipas udhëzimeve dhe drejtimeve të Prokurorit publik. Hetimi po vazhdon”, u shpreh Sektori për Punë të Brendshma, Ohër.

Në shtator kur ndodhi zjarri, pronarët e makinave i thanë Alsat se makinat nuk ishin të siguruara dhe se një pjesë e tyre ishin të klientëve, të cilët ua kishin sjellë për ndërrim të pjesëve. Ata dyshojnë se zjarri është vënë qëllimisht dhe se gjithçka është djegur në vetëm gjysmë ore.

Që atëherë, policia deklaronte se ka dalë në terren, ka bërë kontroll dhe ka konstatuar se në tre depo janë djegur qindra makina. Disa qytetarë përfunduan në spital për shkak të tymit kurse ndërtesat që ndodheshin pranë tyre u shpëtuan në kohë./ Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?