Heshtje nga Këshilli Gjyqësor për gjykatësin Pajaziti, procedura për përcaktimin e përgjegjësisë është konfidenciale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:36

Heshtje nga Këshilli Gjyqësor për gjykatësin Pajaziti, procedura për përcaktimin e përgjegjësisë është konfidenciale

Ende nuk ka asnjë përgjegjësi për gjykatësin Pajazit Pajaziti, ndonëse gati dy muaj më parë Këshilli Gjyqësor vërtetoi lëshime në punën e tij në rastin e ekstradimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili më pas u arratis nga vendi.

Raporti i miratuar i Këshillit Gjyqësor ka konstatuar mangësi në punën e Pajazitit – gjykatësi e ka zëvendësuar masën e paraburgimit efektiv për Ramadanin me arrest shtëpiak pa dhënë sqarime shtesë për arsyet dhe nuk ka përcaktuar mënyrën se si policia do ta bëjë vëzhgimin. Mirëpo, përkundër raportit të miratuar njëzëri, opinioni nuk e di nëse këshilli do të kërkojë përgjegjësi nga Pajaziti dhe as se kur do të mbahet mbledhje e tillë. Pyetëm edhe në Këshillin Gjyqësor, por ata janë përgjigjur vetëm se procedura dhe vendime të tilla merren me dyer të mbyllura.

“Ju njoftojmë se sipas nenit 61 paragrafi 2 të Ligjit të Këshillit Gjyqësor, procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit apo kryetarit të gjykatës është e natyrës konfidenciale”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Ligji gjithashtu thekson se pas miratimit të raportit për gjendjen e konstatuar, si në rastin e Pajazitit, është e nevojshme që një anëtar i këshillit gjyqësor të iniciojë përcaktimin e përgjegjësisë tek gjykatësi, ndërsa në rastin konkret opinioni nuk ka informacione se ndonjë anëtar tashmë ka kërkuar përgjegjësi dhe se pritet të fillojë procedurë që do të përfundonte me shkarkimin e mundshëm të Pajazitit. Megjithatë, nëse çështja shkon deri në fund, pra nëse fillon procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë, para së gjithash do të duhet të formohet komision i raportuesve, i përbërë nga tre anëtarë të këshillit, i cili do të duhet të mbledhë prova, ndërsa gjykatësi gjithashtu do të ketë kohë të paraqesë provat e tij për t’iu përgjigjur akuzave. Komisioni më pas do të duhet të caktojë seancë në të cilën do të ftojë vetë gjykatësin dhe më pas të përgatisë raport që do të shqyrtohet në seancë me të gjithë anëtarët. Për shkarkimin e gjykatësit duhet mbështetje e tetë anëtarëve të Këshillit, ndërsa me shtatë vota “për” Këshilli Gjyqësor mund të konstatojë se nuk ka bazë për përgjegjësi. Nëse nuk ka numrin e duhur të votave për shkarkim, votohet për masa të tjera më të lehta disiplinore dhe gjykatësi në këtë procedurë ka të drejtë ta ankimojë vendimin. /Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?