Komunat do të mbështeten me 2 milionë euro nga Qeveria e RMV-së për investime kapitale në arsim, sqaroi Ministria

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 21:05

Komunat do të mbështeten me 2 milionë euro nga Qeveria e RMV-së për investime kapitale në arsim, sqaroi Ministria

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka sqaruar që në kuadër të projekteve të propozuara nga komunat e Maqedonisë së Veriut, Qeveria do të mbështetë pesë komuna me mbi 2 milionë euro, raporton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për pesë komuna në të cilat me mbi 2 milionë euro do t’i mbështesin, përkatësisht do t’i realizojnë investimet kapital, e cila do të thotë përmirësim i infrastrukturës arsimore, kushte më të mira për mësim dhe sport për nxënësit”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Përmes këtij financimi, pritet ndërtimi i sallës sportive në komunën e Gazi Babës dhe Bogovinës, këndi i hapur sportive në një shkollë të Komunës së Likovës, izolimi i fasadës në një shkollë të Komunës së Manastirit dhe sistemi i ngrohjes dhe kondicionerët në dy shkolla të Komunës së Kërçovës.

Ndryshe, më 27 tetor u nënshkruan 274 marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe komunave. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri. Komunat që aplikuan dhe iu pranuan projektet, do të përfitojnë mjete nga gjithsej 250 milionë eurot e parapara nga Qeveria.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 21:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?