Mickoski ka biseduar me Borisovin në telefon

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 21:42

Mickoski ka biseduar me Borisovin në telefon

Kryeministri Hristijan Mickoski sot zhvilloi një bisedë telefonike me Boyko Borisov, liderin e partisë së djathtë GERB, e cila fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, gjatë së cilës shprehu besimin se do të formohet një qeveri stabile e qendrës së djathtë, Bullgaria, e cila do të kontribuojë në heqjen e pengesave që ngadalësojnë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, përcjell FLAKA.

“Sot pata një bisedë telefonike të sinqertë dhe miqësore me z. Boyko Borisov, të cilit me kënaqësi i uroj fitoren e partisë simotër GERB në zgjedhjet parlamentare në Bullgari. Gjatë bisedës shpreha besimin se në Bullgari do të formohet një Qeveri e qëndrueshme e qendrës së djathtë, e cila do të kontribuojë në heqjen e pengesave që ngadalësojnë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Besoj se vetëm me përpjekje dhe dialog të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e dy vendeve tona”, ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Ai pret që marrëdhëniet maqedono-bullgare të vazhdojnë të zhvillohen në drejtim pozitiv dhe produktiv, të udhëhequra, siç thotë ai, nga respekti dhe mirëkuptimi, për të mirën e të gjithëve ne. FLAKA

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 21:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?