Libra s’ka, por do të ketë Ligj të ri për librat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 22:34

Libra s’ka, por do të ketë Ligj të ri për librat

Lidhur me problemin e teksteve shkollore, mungesat në lëndë të caktuara në arsimin fillor dhe të mesëm, apo shpërndarjen e librave të dëmtuar…, Janevska e sheh zgjidhjen tek miratimi i Ligjit për librat shkollorë, i cili është duke u përgatitur

Deklaratë, strategji, ligje….. Këto janë disa nga masat që pritet të ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të tejkaluar problemet në arsim. Ministrja Vesna Janevsa, duke potencuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë sa më pak ndryshime politike në arsim, ka thënë ndër të tjera se Maqedonia ka nevojë për një deklaratë në të cilën të gjithë aktorët politikë do të pajtohen se ndryshimet janë të nevojshme dhe jo sipas ideve të qeverive apo politikave të caktuara. Në këtë deklaratë, që e ka quajtur dokument strategjik, do të vendosen kriteret dhe parimet sipas të cilave arsimi do të zhvillohet në një periudhë afatmesme, mundësisht afatgjatë.

“Ideja është që ky dokument të diskutohet publikisht dhe më pas të miratohet në Parlament, që në të ardhmen çdo ministër që vjen ta dijë se cilën rrugë do të ndjekë arsimi dhe mbi bazën e të cilit do të përgatitet strategjia e radhës për arsimin”, ka thënë ministrja. Lidhur me problemin e teksteve shkollore, mungesat në lëndë të caktuara në arsimin fillor dhe të mesëm, Janevska e sheh zgjidhjen tek miratimi i Ligjit për librat shkollorë.

“Pas pesë ligjeve të reja, tani po shtojmë një ligj të gjashtë, të ri, Ligjin për tekstet shkollore, pasuar me akte të reja nënligjore shtesë, koncepte të reja dhe mundësisht tekste të reja shkollore, në varësi të asaj që do sugjerojnë Byroja e Zhvillimit të Arsimit dhe Qendra për Arsimin Profesional. Pasi ndodh që kemi një tekst shkollor 20 faqesh, me një duzinë faqe fotografish me tema shumë të ngjashme. Kjo nuk ndodh gjëkundi. Dhe kur do të miratojmë ligjin e ri do të vendosim një kufi mes asaj që është tekst shkollor dhe materialit mësimor”, ka thënë ministrja. Sa i takon mungesës së teksteve shkollore në komunën e Tetovës, rreth 20 mijë libra, ajo u shpreh se janë shpërndarë të gjitha ato që janë kërkuar nga shkollat. Ndërsa për librat e dëmtuar ministrja fajësoi drejtorët që nuk kanë denoncuar tekstet e dëmtuara për të mbrojtur prindërit, të cilët sipas ligjit duhet të paguajnë kompensim në masën 75 për qind të çmimit të tekstit. Ajo pohoi se nuk ka tekste specifike për arsimin e mesëm të tretë dhe të katërt profesional, por siç nënvizoi ajo, nëse miratohen, atëherë do të shtypen. Nëse nuk miratohen, do të shihen për mundësi të tjera për sigurimin e teksteve, tha Janevska.

Ministrja gjithashtu ka përsëritur se Qeveria e re hasi shumë probleme në arsim, por me përpjekje të forta, në një kohë të shkurtër ka bërë disa arritje që Janaevska i ka numëruar si rritja e pagave të mësuesve, pajisja me tekste para fillimit të vitit shkollor, investimet në rikonstruktimin e objekteve infrastrukturore. Deklaratat e ministres Janevska u bënë në Platformën – 100% kushtuar juve në temën “Masat dhe politikat për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe turizmit dhe sportive”, e cila u zhvillua të hënën në qeveri, së bashku me përfaqësues nga kultura dhe sporti. (koha.mk)

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?