“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:01

“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln euro

Rreth 60 kompani morën para nga shteti për projekte inovacioni dhe zhvillimi dhe në vend që t’i zbatonin ato, ose nuk kishin rezultate ose ishin për projekte “fantazmë”, duke e dëmtuar buxhetin me 3.2 milion euro, tha Nikolla Dodov, ushtrues detyre drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Nga revizioni i brendshëm rezultuan parregullsi serioze, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Veprimtarinë e Inovacionit, ku dhjetëra institucione shëndetësore private morën para gjatë krizës me Covid.

“Si pjesë e revizionit që është në proces, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë një prej çështjeve kryesore – mbi çfarë baze ligjore dhe nën çfarë procedure institucionet private shëndetësore u bënë përfitues të fondeve nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Për momentin po flasim për 50 institucione shëndetësore private që kanë qenë përfituese të fondeve për pesë vitet e fundit. Revizioni i posaçëm për këtë çështje është duke u zhvilluar dhe sapo të marrim informacion, opinion do të informohet në kohë”, deklaroi Nikola Dodov -Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik FIZHT.

Në vitet e fundit, Dodov thotë se dy qytete në vend kanë marrë para për projekte në disa raste, të cilat, sipas tij, favorizoheshin nga udhëheqja e mëparshme, por ai nuk donte të zbulonte se cilat. Disa kompani morën grante për projekte të ngjashme ose të njëjta, dhe revizioni arriti në përfundimin se shuma të mëdha parash nga fondi u morën nga një kompani e afërt me LSDM-në dhe BDI-në, pronari i së cilës menaxhoi katër kompani të tjera që gjithashtu tërhoqën para nga fondi.

“Është një kompani që lidhet drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, dhe ka marrë fonde të konsiderueshme nga paratë shtetërore….(nga 10.15 deri në 10.38 ) Sipas hulumtimit tonë, menaxheri i kompanisë jo vetëm që merr para nga fondi por personi i njëjtë menaxhon katër kompani të tjera të ndryshme që gjithashtu marrin para nga fondi. Është shqetësuese që pothuajse 80 për qind e parave që ata marrin nga këto kompani transferohen në kompaninë e njëjtë për shërbimin e njëjtë gjatë aktiviteteve të projektit”, u shpreh Nikola Dodov -Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik FIZHT.

Dodov gjithashtu tha se një pjesë e madhe e punonjësve nuk kanë shkuar fare në punë ose me marrëveshje kanë bërë rotacione mes vete dhe kanë shkuar në punë një ditë po, një ditë jo. Në konferencën për shtyp, Dodov nuk zbuloi asnjë emër të kompanisë së përfshirë në keqpërdorime, ndërsa dhe informoi se udhëheqja e re e fondit deri më tani ka arritur të kthejë rreth 600 mijë euro, dhe se mbledhja e plotë e të gjitha borxheve do të bëhet në periudhën e ardhshme. /Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?