Do të ndërtojmë autostradë nga Shkupi në Bllacë, por jo këtë krimin e Ejup Rustemit, deklaroi ministri Nikollovski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:47

Do të ndërtojmë autostradë nga Shkupi në Bllacë, por jo këtë krimin e Ejup Rustemit, deklaroi ministri Nikollovski

Ministri për transport, Aleksandar Nikollovski, ka deklaruar se kompania për mbështetje teknike “Sues” kishte paralajmëruar ish-drejtorin e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore se projekti për rrugën Shkup – Bllacë është projektuar gabimisht, duke shkaktuar edhe rritje të shpenzimeve, transmeton Portalb.mk.

“Konsulenti teknik, kompania “Sues” kishte paralajmëruar Ejup Rustemin se shpenzimet e projektit ishin rritur nga 172 në 240 milionë euro, pasi dy herë kishin ndryshuar dokumentet e projektit”, deklaroi Nikollovski, duke saktësuar që kjo letër ishte dërguar më 31 maj.

Ai theksoi që kjo kompani kishte sqaruar që tunelet e kësaj autostrade janë projektuar gabimisht, larg standardeve evropiane. Dyshimet e ministrit Nikollovski tregojnë se këto veprime janë të qëllimshme, ashtu që vetëm një kompani ta fitojë tenderin për ndërtimi e tuneleve.

Në lidhje me problemet e punimeve në këtë autostradë, ai ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë rastin.

“Më falni, unë krim të Ejup Rustemit nuk do të mund të realizojë. 70 milionë euro plus do të shpenzohen nga qytetarët e Maqedonisë edhe me 20 përqind nga aneksi, për atë thash që 300 milionë euro do të shkojë ky projekt, unë këtë nuk do ta lejoj”, deklaroi Nikollovski.

Ai sqaroi që tokat ku duhet të kalojë autostrada janë shitblerë nga Jubaj 2 Amet, Frukta Fruta, Kadis Holding dhe Atlantik Dooel.

“Dua dhe do të ndërtohet autostradë si zgjidhje prej Shkupi deri në Bllacë. Deri tani nuk ka pasur autostradë”, deklaroi Nikollovski, duke deklaruar që kjo autostradë e nisur është krim.

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski në fillim të muajit tetor kishte paralajmëruar se së shpejti dy kilometrat e autostradës do të vendosen në përdorim, duke sqaruar që kanë plan si do t’i realizojnë 10 kilometrat tjera.

Ndryshe, pas njoftimeve të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski se do të rishikohet ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe se pjesa e dytë 12 kilometra është e vështirë për t’u realizuar, më 30 gusht zëvendësja e tij, Kaltrina Zekolli Shaqiri reagoi. Ajo sqaroi se autostrada me Kosovën nuk është vënë në pikëpyetje, vetëm kërkohet një zgjidhje më e përshtatshme, ndërkohë paralajmëroi edhe ndryshimin e trasesë së autostradës.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?