VLEN: Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 09:51 Përditësuar

VLEN: Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin!

Aksionet policore në goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dëshmi se lufta ndaj personave të kriminalizuar do të jetë e pakompromis dhe nga tani e tutje do të ketë zero tolerancë, pa dallim etnie apo pozite. Partia nongrata BDI po e përfundon regjimin e saj në mënyrën më të keqe të mundshme!

Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe klika e BDI-së shfrytëzoi çdo ditë të këtyre dy dekadave për të pasuruar xhepat, për të vjedhur dhe për të abuzuar me pushtetin, duke u bërë sinonim i krimit dhe korrupsionit. Sot, pasojat janë të qarta, mijëra shqiptarë janë detyruar të braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë.

VLEN është e vendosur të mbështesë një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm që ndalon këtë eksod dhe siguron një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar.

Që nga momenti kur jemi bërë pjesë e Qeverisë, kemi hasur në shkelje të rënda dhe parregullsi në çdo fushë dhe institucion. Pavarësisht këtyre sfidave, VLEN po punon me përkushtim të plotë për ta shndërruar këtë sistem të dështuar në një sistem funksional dhe efektiv, që u shërben qytetarëve dhe jo grupeve të interesit.

Përshëndesim zgjimin e prokurorisë, e cila më në fund duket se po fillon të bëjë punën e saj në përputhje me ligjin dhe pritshmëritë e qytetarëve. Ikja nga drejtësia e liderëve të bixhozit, hijes së Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, të prezantuar si “të pastër si loti”, është një konfirmim tjetër se sa shumë ata kanë keqpërdorur pushtetin.

U garantojmë të gjithë qytetarëve se ata që kanë ushtruar detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. Koha e montimeve dhe eliminimeve politike ka përfunduar. Institucionet janë të përkushtuara të trajtojnë çdo rast në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, duke u fokusuar te shkelësit e ligjit, pa bërë dallime. VLEN është shpresa e shqiptarëve, thuhet në kumtesën nga ky koalicion. Flaka Media

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 09:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme