Komuna e Tetovës paguan të gjitha pagat e mbetura për punonjësit e NPK Tetova

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 12:50

Komuna e Tetovës paguan të gjitha pagat e mbetura për punonjësit e NPK Tetova

Komuna e Tetovës njofton se nga sot nuk ka asnjë borxh të pagave, të trashëguara, ndaj punonjësve të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetova-Tetovë. Të gjitha pagat e mbetura janë paguar në plotësi, duke përfshirë katër pagat e prapambetura që kishin mbetur nga periudhat e kaluara.

Ky veprim tregon qartë angazhimin e Komunës së Tetovës për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo punonjësi të NPK-së, të cilët janë një pjesë e rëndësishme e strukturës sonë dhe punojnë çdo ditë për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët. Komuna e Tetovës ka demonstruar një angazhim të palëkundur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj të punësuarve dhe për t’u siguruar që ata të trajtohen me respekt dhe në përputhje me ligjin.

Për Komunën e Tetovës, punëtorët nuk janë thjesht një numër në statistika, por janë individë që përbëjnë shtyllën e çdo zhvillimi dhe progresi. Kjo është arsyeja pse, që nga fillimi, ka qenë prioritet për ne që të sigurojmë që çdo punëtor të marrë pagesën e tij në kohë dhe në përputhje me meritat e tij.

Për Komunën e Tetovës, angazhimi për mirëqenien e qytetarëve dhe të punonjësve është përgjegjësi dhe ky hapi i sotëm është një tjetër dëshmi e këtij përkushtimi.

Komuna e Tetovës fton të gjithë qytetarët dhe punonjësit të vazhdojnë të kontribuojnë për një qytet më të mirë, ku çdo individ të ketë mundësinë të jetojë me dinjitet dhe në kushte të drejta.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 12:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?