Kryeministri Mickoski paralajmëroi reagimin e Qeverisë pas valës së rritjes së çmimeve për artikuj të caktuar nëpër supermarkete. Sipas tij disa prej produkte kanë shënuar rritje të çmimit deri në 25 për qind. Mickoski, pa specifikuar se cilat masa mund të aplikohen, tha se nga sot do të ketë reagim.
“Fakti që ata menduan se do të na mashtrojnë dhe do të luajnë me durimin e qytetarëve dhe të qeverisë, mendoj se nuk është mirë dhe mendoj se duhet të rishikojnë sjelljen e tyre. Kjo nuk është sjellje e duhur para festave. Çmimet e produkteve të caktuara janë rritur deri në 25%. Është sjellje joetike dhe çnjerëzore. Nga sot do të ketë reagim nga institucionet dhe nëse vazhdojnë kështu, ai reagim do të jetë edhe më i fortë në periudhën në vijim”, tha Mickoski.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
25 Dhjetor, 2024 12:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.