Durmishi: Investimet turke përbëjnë 38% të investimeve të përgjithshme të huaja në vend

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 15:56

Durmishi: Investimet turke përbëjnë 38% të investimeve të përgjithshme të huaja në vend

Maqedonia e Veriut ka kushte të shkëlqyera për tërheqjen e investimeve të huaja edhe në zonat e lira ekonomike, ku parashikohen përfitime të mëdha për investitorët e huaj, por edhe jashtë zonave. Strategjia jonë është të arrijmë zhvillim më të mirë ekonomik jo vetëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe të gjithë rajonit, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Basar Durmishi në forumin e biznesit dhe takimet afariste midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë të mbajtura sot në hotelin Hilton.

Në forumin e biznesit mori pjesë edhe ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, i cili ndodhet për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, si dhe kompani nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri Durmishi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dypalësh dhe tregtar i cili ka hapësirë për t’u rritur në periudhën e ardhshme.

“Investimet turke janë nga më të mëdhatë në vend dhe përbëjnë 38% të investimeve të përgjithshme të huaja në vend me rreth dy miliardë euro. Qeveria në sektorin e biznesit dhe në investitorët sheh partnerë për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë. Përmes dialogut të hapur dhe të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, duam të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti që sjellin rezultate. Me Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, të gjitha kompanitë që punojnë në Maqedoninë e Veriut dhe investitorët vendorë dhe të huaj kanë kushte të njëjta dhe mundësi për të marrë mbështetje nga shteti. Me konceptin e vendosjes së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, janë tërhequr më shumë se 35 kompani shumëkombëshe prodhuese me ndikim global”,  tha ministri Durmishi, duke u bërë thirrje kompanive turke të investojnë në vend dhe të zgjerojnë investimet e tyre, ndërsa Qeveria do të sigurojë klimën më të favorshme të biznesit për punë.

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 15:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?