Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar sërish për çështjen e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar një iluzion deklaratat se ajo është gjuhë zyrtare. Në një reagim, ai sfidon publikisht këdo që mendon ndryshe, duke kërkuar një debat të hapur për këtë temë.
“Gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose nuk e kuptojnë mbiemrin ‘zyrtare’ ose nuk e kuptojnë gjuhën shqipe,” deklaroi Ibrahimi. Ai vuri në pah se gjuha shqipe, megjithëse
ka një status të avancuar në disa fusha, nuk mund të quhet zyrtare për sa kohë Kushtetuta e vendit e definon shqiptarët si komunitet jo shtetformues.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet një shtet monogjuhësor, ku gjuha maqedonase është e vetmja gjuhë shtetërore. Ai shtroi pyetjen themelore: “Pse gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në këtë status? Kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit?”
Ibrahimi e përfundoi deklaratën e tij me një ironi: “Në fund, pyetja e zakonshme: si përkthehet shqip Non Grata?”
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
28 Dhjetor, 2024 14:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.