Bora në Tetovë | Pa zinxhirë nuk ka ngjitje në “Kodrën e Diellit”

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Janar, 2025 22:15 Përditësuar

Bora në Tetovë | Pa zinxhirë nuk ka ngjitje në “Kodrën e Diellit”

Pa zinxhirë në rrota të makinës nuk ka ngjitje në Kodër të Diellit në Tetovë!

Policia i lejonte ta marrin këtë rrugë vetëm ata që kishin zinxhirë, ndërsa automjetet e rënda u ndaluan të lëvizin në këtë aks.

“Gjendemi në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit nga mëngjesi makinat e rënda janë ndaluar për qarkullim në këtë rrugë, ndërsa një patrullë e Sektorit për Punë të Brendshme lejon veturat që kanë vetëm pajisje dimërore apo zinxhirë”, raporton TV21.

Në qytet rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore. Nga komuna e Tetovës thonë se ekipet janë në terren dhe bëjnë apel që të mos dalin pa pajisje.

“Rrugët janë të kalueshme por jo në kushte normale me vështirësi, ekipet janë në teren por siç e kemi parë edhe ju vazhdimisht ka pasur reshje të borës dhe sipas paralajmërimeve të meteorologëve reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë këtyre dy tre ditëve, u bëjmë apel qytetarëve që të mos dalin pa pajisje dimërore shkaku se vetëm mund të bëjnë dëm edhe të bllokojnë komunikacionin”, shtoi Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Në Kodrën e Diellit qendra e skijimit është duke funksionuar normalisht. Në komunikim telefonik drejtori, Abdylgani Aliji tha se edhe përkundër reshjeve, gjithë ski-liftët janë të lëshuar dhe sezoni është duke vazhduar pa asnjë problem. (TV21)

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Janar, 2025 22:15 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?