Standardi i jetesës së qytetarëve “kacafit” VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Janar, 2025 10:47

Standardi i jetesës së qytetarëve “kacafit” VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në

Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë nënçmuar punën e punëtorëve dhe kanë ulur standardin e jetesës së qytetarëve, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

“Është turp të kemi një buxhet rekord për këtë vit, që arrin 6 miliardë euro, dhe të mos ketë para për rritjen e pagave të punëtorëve. Qeveria, në vend që të vazhdonte sistemin e rritjes së vazhdueshme të pagave, që u implementua nga LSDM-ja, në mënyrë të papërgjegjshme e ndërpreu atë, gjë që rezultoi me përkeqësimin e standardit të jetesës së punëtorëve”, deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se LSDM-ja ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet në anën e punëtorëve. Sipas tij, edhe në krizat më të mëdha, siç ishin pandemia shëndetësore dhe kriza ekonomiko-energjetike, LSDM ka punuar për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit të jetesës së punëtorëve, ndërsa pagat janë rritur.

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj akuzave të kreut të LSDM-së, Venko Filipçe për pretendimet se Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë varfëruar popullin. Nga partia në pushtet kërkojnë nga Filipçe të tregojë se me çfarë e kanë detyruar kaq shumë Zaevi dhe Grubi, sa nuk dëshiron dhe nuk guxon të distancohet dhe të largohet prej Zaevit.

“Filipçe dhe LSDM janë peng të Grubit dhe nuk guxojnë t’i kërkojnë falje publikut për shkak se lejuan krimin milionësh nga Artan Grubi. Filipçe dhe LSDM e dinin dhe heshtnin ndërkohë që Grubi lirshëm vidhte paratë e popullit. Filipçe dhe LSDM janë bashkëpunëtorë në korrupsionin, krimin megaloman dhe varfërimin e popullit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia në pushtet vlerësojnë se Filipçe dhe LSDM duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve sepse, sipas tyre, janë bashkëpunëtorë në krimin epik të Grubit dhe BDI-së.

“Filipçe dhe LSDM prej një muaji e mbrojnë Grubin dhe po fundosen në llumin politik, ndërsa rejtingu i tyre po bie në mënyrë të lirë. Filipçe dhe LSDM lejuan Grubin të vidhte vetëm sepse prioriteti i tyre i vetëm ishte të qëndronin në pushtet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti shtojnë se LSDM është e njëjta parti destruktive që shkatërroi shtetin dhe varfëroi popullin, si në kohën e Kovaçevskit, ashtu edhe gjatë periudhës së Zaevit.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Janar, 2025 10:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?