Gostivari, qytet shembull i tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Janar, 2025 22:17

Gostivari, qytet shembull i tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare

Gostivari është qytet shembull i tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare. Nder i veçantë të pres sot në takim dy krerët fetarë të Gostivarit, Myftiun e Muftinisë së Gostivarit, z.Sabahudin ef. Zendeli dhe Mitropolitin e Tetovës dhe Gostivarit, z. Josif, tha kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani pas takimit me prijësit fetar.

Në fokus të takimit, shprehet Limani, ishin aktivitetet e përbashkëta të cilat do të kontribuojnë edhe më shumë në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

“Gostivari është model i harmonisë dhe bashkëjetesës. Sot, me ftesë të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, pata kënaqësinë të marr pjesë në një takim të rëndësishëm me Mitropolitin e Tetovës dhe Gostivarit, z. Josif. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta që pasqyrojnë vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës që e karakterizojnë Gostivarin. Falënderim për këtë iniciativë që forcon harmoninë në qytetin tonë”, shprehet muftiu i Gostivarit, Sabahudin Zendeli. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Janar, 2025 22:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?