Suedi, 10 të vrarë në një shkollë
Kanë kaluar tetë orë që kur Suedia u trondit nga të shtënat në një shkollë, ku siç raporton policia mbetën të vrarë 10 persona.
Ajo që dihet deri më tani është se të shtënat ndodhën në një qendër edukimi të të rriturve – e vendosur në një kampus me shkolla të tjera – në qytetin qendror të Orebro, transmeton Klankosova.tv
Pas sulmit, kryeministri Ulf Kristersson e përshkroi atë si “të shtënat masive më të këqija në historinë suedeze”.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë Gunnar Strommer, tha se motivi mbetet i paqartë por se policia nuk mendon se do të ketë më sulme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Kurse, Policia suedeze tha se të gjithë të vrarët u gjetën brenda ndërtesës së shkollës dhe se po punon për identifikimin e viktimave
Policia beson se autori është në mesin e të vdekurve – i dyshuari është një burrë dhe mendohet se ka vepruar i vetëm, megjithëse hetimi është në fazat e hershme, transmeton Klankosova.tv