Djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit për Kurtin

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2025 22:19

Djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit për  Kurtin

I biri i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndarë postimin e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell në të cilin ai thoshte se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet të marrë edhe një mandat qeverisës, po mashtron qytetarë se është i afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak ditë para zgjedhjeve, Grenell u tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar Grenell në postimin që u shpërnda edhe nga djali i presidentit amerikan.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell e ka ‘goditur’ dy ditë më parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se SHBA-ja ka nevojë për partnerë të besueshëm dhe e ka kritikuar Kurtin se ka ndaërmarrë veprime të njëanshme që e kanë destabolizuar rajonin.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në  platformën “X”.

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2025 22:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?