Një kafe në Shkup më shtrenjtë se në Evropë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 00:37

Një kafe në Shkup më shtrenjtë se në Evropë

Çmimet e kafes në Shkup krahasohen me çmimin e kryeqyteteve më të zhvilluara në Evropë. Nëse në qendër të Romës, një kafe kushton 1 euro e 20 cent deri në 1 euro e gjysmë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut një kafe shkon nga 120 deri në 150 denarë, ndërsa në çarshi kafja është më lirë por përsëri çmimi shkon nga 50 deri në 80 denarë.

Sipas qytetarëve, kafeja e Shkupit është bërë zeher për shkak të çmimeve të larta, ndërsa shtojnë se kualiteti i kafes tek ne është shumë më i dobët se ai i kafes së qendrave të shteteve Evropiane.

“Zjarr është zjarr. Çfarë është zjarr? Kafja dhe gjithçka tjetër”, tha një qytetare.

“Mendoj së duhet të ulët çmimi sa i përket të ardhurave që marrim. Sigurisht që si të rinj më shumë harxhojmë në kafe se tjera gjëra, edhe pse mund ta përballojmë por do ishte mirë që të ulën çmimet. Ndërsa si janë çmimet sipas teje? Çmimet janë të larta për standardin tonë dhe kualiteti i kafes është më i dobët dhe me çmim më të lartë dhe kjo nuk me pëlqen”, tha një tjetër qytetare.

“Në qendër është shtrenjtë shkaku i vizitorëve. Një makiato shkon nga 100 apo 120 denarë ndërsa në kafenetë tjera është 80 denarë. A mund t’i lejoni vetes çdo ditë të pini kafe? Jo çdo ditë shkaku i çmimeve sepse nuk mundem çdo ditë të paguaj nga 150 denarë. Ka komente se kualiteti i kafes nuk është edhe aq i mirë tek ne. Po në disa vende nuk është i mirë por edhe më tej paguhet me çmime të larta! Po”, tha një qytetare.

“Nuk dalim shpesh në kafe shkaku i çmimeve dhe mblidhemi në shtëpi. Të them të drejtën çmimet janë të larta dhe është e rëndë të dilet cdo ditë”, tha një qytetare.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në dhjetor të vitit 2024 në krahasim me një muaj më herët të vitit të njëjtë, çmimet janë rritur për 0.6 %. Ndërsa, në krahasim me Indeksin e çmimeve të shërbimeve katering të dhjetorit të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, indeksi i çmimeve është rritur për 6.1%. Trendi i rritjes së çmimeve pritet të vazhdon posacërisht me ngrohjen e temperaturave dhe hapjen e sezonit turistik./Alsat.mk

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 00:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?