“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë”- Vjosa Osmani: Ditë vendimtare

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 12:23

“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë”- Vjosa Osmani: Ditë vendimtare

Presidentja e Kosovës e konsideroi ditën e sotme mjaft të rëndësishme për vendin e saj. Në një prononcim për mediat pasi shprehur vullnetin e saj për të votuar, Osmani tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon dhe e tillë duhet të mbahet.

Marrja pjesë në këto zgjedhje -tha Osmani- është një kontribut i rëndësishëm që mund t’i bëhet vendit.

Ajo u shpreh se me votë qytetarët duhet të japin vlerësimi për politikanët që i kanë përfaqësuar deri tani, por edhe ti japin një mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë.

“Ju faleminderit që pritet së bashku me mua derisa me erdhi radha që të votojë në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë në vendin tonë. Kosova është demokracia me e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej.

Sot është ditë vendimtare që qytetarët e Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili do të dalë parlamenti dhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime që kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre.

Shpresoj që të gjithë qytetarët do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Besoj që i kanë informacionet nga ana e KQZ rreth vendit të votimit të tyre dhe është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm të japin vlerësimin për politikanët që i kanë përfaqësuar deri tani, por edhe ti japin mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë”, tha Vjosa Osmani.

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 12:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?