PDK: Nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shkurt, 2025 21:00

PDK: Nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se PDK-ja nuk do të përfshihen në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai deklaroi se vullneti i qytetarëve i dalë nga zgjedhjet e djeshme ishte i qartë, prandaj, siç tha, si partia e dytë më e madhe do të ndërmarrin hapat e nevojshëm në kohën e duhur për të zbatuar vullnetin e shumicës së votuesve.

“Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, kemi dallime të mëdha. Ne e kemi detyrim e përgjegjësi që t’i japim qytetarëve qeverinë që ata e duan e që e kanë merituar. Si partia e dytë më e madhe ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm në kohën e duhur për të zbatuar vullnetin e shumicës së votuesve. Ne do të punojmë që t’u japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica. Ne, do të bashkojmë qytetarët dhe do të punojmë fort për të mbrojtur premtimin tonë për ta bërë Kosovën më të mirë”, tha Hamza para gazetarëve, në konferencën e tij të parë pas rezultatit preliminar zgjedhor.

Ai tha se do të presin që partia fituese të provojë formimin e qeverisë, e nëse ata dështojnë tha se opozita mund ta marrë drejtimin e qeverisë së re.

“Rezultati zgjedhor është që shumica e qytetarëve shqiptar duan qeveri të re, procedurat janë të qarta. Partisë së parë i takon të provojë t’i krijojë institucionet, për çka ne këtë procedurë e respektojmë. Nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve mund ta marr qeverinë e re”, tha Hamza.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shkurt, 2025 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?