Kallas dhe Kos: Presim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe Marta Kos, komisionere për Zgjerim kanë lëshuar deklaratë për zgjedhjet parlametasre që janë mbajtur në Kosovë më 9 shkurt.
Sipas deklaratës, thuhet se Bashkimi Evropian prej konstituimin e Kuvendit, si dhe formimin e Kosovës.
”Ne presim me padurim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është e vetmja mënyrë që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane. Kosova pritet të zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Nuk ka alternativë për Dialogun e lehtësuar nga BE. Kosova ka dorëzuar një aplikim për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Komisioni mbetet i disponueshëm për të përgatitur një Opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli”, thuhet në deklaratë.
















