Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka vazhduar të shkruaj histori, duke bërë edhe një arritje të madhe në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi siguroi një fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për një vend në fazën e 1/8-tës në garën elitare evropiane të klubeve. Pavarësisht humbjes, ylli i Cityt, Erling Haaland, i ka shënuar të dy golat për skuadrën e tij.
Me dy golat e tij, norvegjezi 24-vjeçar ka kaluar tani legjenda si Andriy Shevchenko dhe Zlatan Ibrahimovic në renditjen e të gjitha kohërave të golashënuesve në Ligën e Kampionëve, duke vendosur veten në vendin e 10.
Haaland ka shënuar 49 gola në vetëm 48 ndeshje, një rekord mahnitës. Në krahasim, Shevchenko shënoi 48 gola në 100 ndeshje, ndërsa Ibrahimovic arriti të njëjtin numër në 124 ndeshje.
Deri më tani këtë sezon, Haaland ka regjistruar 27 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje në klubin nga Etihad.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Shkurt, 2025 13:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.