Ngrirja e marzhit, nesër do të realizohen tre konkluzionet e Qeverisë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 22:33

Ngrirja e marzhit, nesër do të realizohen tre konkluzionet e Qeverisë

Nesër Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të parashtrojë deri te Qeveria vendimin me të cilin propozohet që të ngrihen marzhet tregtare në 10% për mbi 100 grupe të produkteve. Pasi që të pranohet kjo masë në seancën urgjente të qeverisë, që u paralajmërua edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski, dhe u publikua në Gazetën Zyrtare, marzhi nuk mund të jetë mbi 10% për produktet elementare ushqimore siç janë buka, mishi, pemët, perimet, orizi, fasulja dhe produktet e konservuara.

Gjithashtu në këtë listë janë edhe produktet higjienike siç janë detergjentet si dhe ushqimi për foshnja dhe produkte tjera të patjetërsueshme që janë pjesë e nevojave themelore të qytetarëve. Nesër do të realizohet edhe konkluzioni i tretë i Qeverisë rreth çmimeve. Përndryshe masa për ngrirjen e marzhit është e kufizuar dhe do të vlej deri më 30 prill të këtij viti.

“Ajo që ka të bëjë me zgjidhjen afatgjate ku nesër do të kemi takim me ministritë dhe institucionet relevante që janë të përfshirë në këtë proces dhe do të kemi vendim afatgjatë që të kemi çmime të qëndrueshme, që çmimet të jenë të qëndrueshme në treg”, tha Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 22:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?