Vlahovic dhe Lautaro Martinez në listën e Arsenalit për merkaton e verës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 17:52

Vlahovic dhe Lautaro Martinez në listën e Arsenalit për merkaton e verës

Sulmuesit e Interit dhe Juventusit, Lautaro Martinez dhe Dusan Vlahovic, raportohet se janë në listën e mundshme të blerjeve të Arsenalit për merkaton e ardhshme të verës, teksa skuadra e Mikel Artetës synon të përforcohet me një sulmues qendror të nivelit më të lartë.

Nuk është sekret që Arsenal po kërkon një sulmues të ri për sezonin 2025-26. Londinezët kanë vuajtur mungesën e një “bomberi” të mirëfilltë në dy sezonet e fundit dhe tani po përballen me dëmtimet e Gabriel Jesus dhe Kai Havertz, të cilët shpesh janë aktivizuar si “nëntë fals”.

Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, Arsenal ka ndjekur gjatë sezonit 2024-25 si Lautaro Martinez, ashtu edhe Dusan Vlahovic.

Ky i fundit nuk është më në planet e Juventusit dhe pritet të largohet në fund të sezonit, duke qenë se në verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij. Për këtë arsye, ai mund të jetë i disponueshëm për një çmim më të vogël.

Nga ana tjetër, Lautaro Martinez është i lidhur me Interin deri në verën e 2029-ës dhe, duke qenë se ai është kapiten dhe ka një marrëdhënie të fortë me klubin, stafin dhe tifozët, largimi i tij nga “San Siro” duket një mision shumë i vështirë.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është objektivi kryesor i Arsenalit për verën, pasi Calciomercato raporton se Benjamin Sesko i RB Leipzig dhe Matheus Cunha i Wolverhampton Wanderers janë opsionet e para për “Topçinjtë”. /GazetaExpress/

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 17:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?