Shiti 13 futbollistë jashtë Kosovës, Ballkani krenohet me këtë rekord

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 21:36

Shiti 13 futbollistë jashtë Kosovës, Ballkani krenohet me këtë rekord

Ballkani është skuadra e parë kosovare për nga numri i shitjeve të futbollistëve në arenën ndërkombëtare.

Tre herë kampioni i Kosovës, ka shitur plot 13 futbollistë gjatë viteve të fundit, shkruan IndeksOnline.

Lindon Emërllahu është futbollisti i fundit, i cili ditë më parë u shit për 800 mijë euro te skuadra rumune CFR Cluj.

Para tij nga Ballkani u larguan edhe yjet e tjerë si: Albion Rrahmani, Ermal, Krasniqi, Edvin Kuc, Meriton Korenica, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba, Albin Berisha, Arbër Hoxha e Mirlind Daku.

Ballkani përmes një postimi në faqen zyrtare është krenuar me këtë sukses, ku thotë kur filluan këtë rrugëtim në vitin 2017, askush nuk e kishte besuar se do të arrihet ky sukses.

Postimi i plotë:

Pak kush mund të ketë besuar dikur, por ne ishim të vendosur, gjithmonë!

Rrugën që filluam ta shtrojmë nga viti 2017, e dinim se do të jetë e vështirë, e mbushur me sfida e sakrificë, por ne ishim të vendosur, gjithmonë!

Hap pas hapi, ditë pas dite, punuam pa rreshtur, hapëm dyert për talentët tanë, punuam me ta, ua shtruam rrugën e sigurt, duke ndërtuar një kala të pathyeshme, nga e cila do të do të fillonte epoka e lavdisë!

Brenda pak vjetësh, historia e futbollit shtetëror mori një kthesë të madhe ndërkombëtare, derisa klubi ynë u shndërrua në vatër të këtij suksesi të përvjetshëm.

Kombëtaret tona fituan futbollistë klasi nga puna jonë, derisa për yjet që krijuam, hapëm rrugë e mundësi evropiane.

Sot këta djelmosha të shkëlqyer, e prezantojnë më së miri angazhimin e secilit prej nesh, duke u shndërruar në protagonistë në shumë klube anë e kënd Evropës.

Faleminderit nga të gjithë!

Ashtu siç kemi bërë deri tani, do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugë të reja, për suksese të reja e kampionë të rinj.

Ky është vetëm fillimi sepse pavarësisht çdo stuhie me të cilën mund të ballafaqohemi, ne jemi të vendosur, gjithmonë!/IndeksOnline/

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 21:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?