Kolo Muani: Në Juventus më ‘vështirë’ se në PSG

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 21:38

Kolo Muani: Në Juventus më ‘vështirë’ se në PSG

Randal Kolo Muani po kalon një formë fantastike te Juventusi, duke pranuar se të luash në Itali është më e vështirë sesa në Ligue 1, ndërsa ai po përgatitet për supersfidën ndaj Interit.

Sulmuesi francez erdhi në Torino gjatë merkatos së janarit, në formë huazimi të thatë, dhe ka shpërthyer menjëherë me pesë gola në pesë ndeshje, duke shënuar dy dopieta ndaj Empolit dhe Comos, si dhe një gol debutimi kundër Napolit.

“Gjithçka po shkon shumë mirë, jam shumë i lumtur që jam këtu,” – tha ai për Sky Sport Italia.

“Më kanë pritur si në një familje të madhe. Kam folur me trajnerin, kapitenët dhe shokët e skuadrës. Ky është një ndryshim i madh nga Ligue 1. Këtu punohet më shumë, është më e vështirë dhe stili i lojës është shumë taktik.”

Si e ndihmoi Donnarumma për të zgjedhur Juven?

Kur e kuptoi se po kalonte te Juventus, Kolo Muani kërkoi këshilla nga Gianluigi Donnarumma, ish-portieri i Milanit dhe shoku i tij te PSG.

“Gigio filloi të tallej dhe të më provokonte, madje më këndonte himnin e Juves,” – tregon ai me humor.

“Mbi të gjitha, më siguroi se do të isha i lumtur në Itali. Dëgjova këshillën e tij dhe u ndjeva menjëherë mirë. Vendosa të vij në Juventus.”

Raporti me Thiago Mottën dhe derbi ndaj Interit

Trajneri Thiago Motta duket se e vlerëson shumë Kolo Muanin, madje e preferon atë përpara Dusan Vlahovic në formacionin titullar.

“Është një trajner që flet shumë me lojtarët, na jep shumë këshilla dhe na shpjegon kuptimin e këtij klubi. Ne duhet të japim gjithçka në fushë për të shpërblyer dashurinë e tifozëve. Kjo na bën më të fortë.”

Tani, sfida më e madhe për Juventusin është Derbi i Italisë këtë fundjavë ndaj Interit, kampionëve në fuqi të Serie A.

 “Është një ndeshje e madhe, një derbi. Po përgatitemi maksimalisht. Kjo është mundësia më e mirë për të treguar vlerat tona jo vetëm për tifozët tanë, por për të gjithë ata që do ta shikojnë këtë ndeshje.”

“Është në dorën tonë të tregojmë nivelin më të lartë, të luftojmë dhe të sjellim tri pikët në shtëpi.” /GazetaExpress/

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Shkurt, 2025 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?