Interi në fundjavë do të luajë derbin e Italisë ndaj Juventusit. Në kampin zikaltër nuk ka lajme të mira nga infermieria, pasi fitorja me Fiorentinën u shoqërua edhe nga dëmtimet e Thuram, Arnautoviç dhe Bastonit.
Të mërkurën Thuram dhe Arnautoviç, nuk u panë të stërviten me grupin, gjë që shton edhe më shumë dyshimet për super duelin që do të luhet të dielën në mbrëmje.
Megjithëse analizat nuk kanë konstatuar lëndime të rënda tek dy sulmuesit e Inzaghit, ata sërish nuk janë në gjendje të kryejnë stërvitje të plotë me grupin.
Në rast se nuk ja dalin, pritet që në repartin ofensiv, Inzaghi të jetë i detyruar të aktivizojë dyshen Lautaro-Taremi.
Ndërkohë nuk ka asnjë problem për Bastonin, që është riaftësuar plotësisht. Nga krahët rikthehet Dumfries nga skualifikimi si dhe Di Marco që la pas gjendjen gripale.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Shkurt, 2025 07:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.