Deschamps ‘zgjedh’ legjendën e Francës si pasues të tij

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 10:06

Deschamps ‘zgjedh’ legjendën e Francës si pasues të tij

Në intervistën e tij të parë që nga momenti kur njoftoi largimin si trajner i Francës në vitin 2026, Didier Deschamps ka mbështetur Zinedine Zidane si një kandidat te mundshëm për ta zëvendësuar atë si trajner i “Les Bleus” kur të vijë koha për të dhënë dorëheqjen.

Deschamps njoftoi synimin e tij për t’u larguar nga posti i trajnerit të kombëtares në janar.

Megjithëse ai nuk do të largohet deri në vitin 2026, spekulimet tashmë kanë filluar në lidhje me atë se kush do ta zëvendësojë trajnerin fitues të Kupës së Botës në stolin e ‘Stade de France’.

Zidane është cilësuar si favoriti kryesor për të zëvendësuar ish-trajnerin e Marseille. Ish-trajneri i Real Madridit ka qenë shumë selektiv në zgjedhjen e punës së tij të ardhshme pas largimit nga “Los Blancos” dhe mendohet se mundësia për të drejtuar kombëtaren e tij është një perspektivë tërheqëse për francezin.

Megjithatë, trajneri aktual i “Les Bleus” pranoi se nuk e di nëse Zidane do të dëshirojë të marrë drejtimin në vitin 2026.

Duke folur për L’Équipe, trajneri i Francës tha: “Po, sigurisht, mes nesh ka shumë respekt.

Herën e fundit u takuam në verën e vitit 2023 dhe pritet të shihemi sërish verën e ardhshme, për të njëjtat arsye.

Zizou është një kandidat shumë i mirë, natyral dhe do të shtoja i pritshëm.

Më pas, nuk e di nëse ai do të dëshirojë të bëhet trajner.”

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 10:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?