Real Madridi vendos për të ardhmen e Asencios

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shkurt, 2025 08:14

Real Madridi vendos për të ardhmen e Asencios

Nuk është befasi që Raul Asencio është bërë pjesë e planeve të Real Madridit për të ardhmen. 

Pasi u bë pjesë e ekipit të parë në nëntor për shkak të lëndimeve të shumta, Asencio ka filluar të bëhet rregullisht pjesë e ekipit gjatë muajve të fundit. 

22-vjeçari numëron 21 paraqitje këtë sezon për Real Madridin dhe ai shkëlqeu ndaj Manchester Cityt së fundmi përkundër faktit që po përballet me disa probleme jashtë fushës. 

Asencio momentalisht ka kontratë deri në vitin 2026, por lojtarët e Castillas të cilët promovohen në ekipin e parë fitojnë të drejtën që të rinovohet kontrata e tyre automatikisht për pesë sezone. 

Raportimet e fundit bëjnë me dije se Real Madridi po bën lëvizje për të rinovuar kontratën e Asencios, ku pjesë e planeve të tyre është që t’ia largojnë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh. Pas largimit të Nacho Fernandez, shumë persona menduan se ‘Los Blancos’ kanë nevojë për transferime. 

Këtë verë do të ndodhë po ashtu edhe largimi i Jesus Vallejos, ndërsa Real Madridi duhet ta vlerësojë se si do të kthehen David Alaba dhe Eder Militao pas lëndimeve serioze të gjurit. 

Diario AS ka bërë me dije se pas paraqitjeve të fundit fantastike, bordi i klubit e ka për synim që ta bëjë Asencion pjesë të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm. 

Kështu ai do të bëhej një opsion në mesin e emrave si Alaba, Rudiger dhe Militao, duke mos pasur nevojë për përforcime të reja.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shkurt, 2025 08:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?