A vlen kufizimi marzhit bruto të fitimit 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% me pakicë?
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zv. ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kanë mbajtur takim me përfaqësues e tregtarëve distributorë më të mëdhenj në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.
“Në mbledhje u diskutua projektvendimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% në tregtinë me pakicë të disa produkteve bazë ushqimore dhe higjienike.
Tregtarët dhe shpërndarësit dhanë sugjerimet dhe komentet e tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t’i analizojë më tej.
Në takim u ra dakord që vendimi përfundimtar të merret brenda javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.
“Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se çmimet janë rritur për 5.2%. Krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës është rritur për 4,9%”, thotë LSDM.
“Këto të dhëna tregojnë paaftësinë e qeverisë së Mickoskit për t’u përballur me sfidat ekonomike. Në vetëm tetë muaj qytetarët janë sjellë në kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë ushqimore po rriten jashtë kontrollit, faturat e energjisë elektrike po rriten, ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat po ngecin. Familjet luftojnë çdo ditë me kostot në rritje, ndërsa qeveria mbetet pa një strategji dhe një plan konkret se si të stabilizohet ekonomia. Paaftësia e Mickoskit po e shtyn vendin në krizë ekonomike. Jo vetëm që masat e shportës pësuan një debakli të plotë, por qeveria njoftoi një masë për ngrirjen e marzheve që ende nuk është miratuar sepse qeveria punon në interes të elitës dhe jo për qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
LSDM thonë se duhet masa urgjente për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.
“Andaj edhe një herë apelojmë që të miratohet pakoja prej 7 masash që i propozojmë, të cilat menjëherë mund të sjellin lehtësim për qytetarët, uljen e çmimeve dhe rritjen e standardeve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Flaka Media
















