Ganiu dhe Arsovska në “luftë” se kush diskriminon dhe keqpërdor. Ku shkuan 1.2 milionë euro?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:24 Përditësuar

Ganiu dhe Arsovska në “luftë” se kush diskriminon dhe keqpërdor. Ku shkuan 1.2 milionë euro?

Kryetari i Çairit Visar Ganiu ankohet për diskriminim në investime nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

“Dhe prej vitit 2020 e këndej, d.m.th. ka inkasuar apo absorbuar mjete apo ka gjeneruar Qyteti i Shkupit nga komuna e Çairit nga taksat dhe të gjitha llojet e komunaleve, diku mbi 18 milionë euro, ndërsa deri më tani nuk është investuar asnjë milion. Shifra nuk ka mbërritur asnjë milion euro që është investuar për këto 3 vjet e gjysmë dhe kjo është një diskriminim i plotë.”, – u shpreh kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili sot tha se Arsovska nga viti 2020 ka mbledhur rreth 18 milionë euro nga banorët e Çairit, ndërsa nuk ka investuar as 1 milionë euro në këtë komunë.

Arsovska thotë se taksat që paguajnë banorët e kësaj komune, ndahen proporcionalisht mes komunës dhe Qytetit të Shkupit.

“Visar Ganiu bazat e matematikës është dashur t’i mësojë deri në klasë të katërt, mjetet që paguajnë personat juridikë dhe fizikë nga Komuna e Çairit në të gjitha bazat për tatime dhe komunale janë të ndara proporcionalisht ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës, dhe ato mjete për tërë mandatin e kaluar nuk kalojnë 1.2 milion në vit për Qytetin dhe po aq për Komunën e Çairit. Mjetet janë investuar në projekte aktuale dhe të reja në infrastrukturë, ujësjellës, gjelbërim, janë pastruar mbi 40 deponi ilegale. Visar Ganiu nëse nuk do t’i merrte paratë për projekte nga qeveria e VMRO-DPMNE-së, nuk do të kishte me çfarë të fotografohej, përveç kësaj, duhet të jep përgjegjësi se për çfarë i shpenzoi 1.2 milionë në vit nga mjetet e çairasve, që i kanë transferuar në llogarinë e tij”, tha Arsovska.

Komuna që drejtohet nga Visar Ganiu, së fundmi është vënë në shënjestër të medias dhe opozitës për keqpërdorime në menaxhim. Komuna e Çairit u akuzua që për një shishe ujë 250 mililitra paguan gati 1 euro, dhe u prezantua dokumentacioni kontraktues mes komunës së Çairit dhe kompanisë “Dauti Komerc” ku palët e kontraktuara janë dakorduar që komunën ta furnizojnë me ujë jo të gazuar prej 250 ml në vlerën prej 60.25. Flaka Media

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?