Bozinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 12:15

Bozinovska-Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot në Shkup u takua me  drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkovski. Takimi u zhvillua në vazhdën e sfidave të reja lidhur me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet evropiane të energjisë, integrimin e mëtejshëm të tregut maqedonas të energjisë në tregjet rajonale dhe evropiane dhe hapat e ardhshëm në reformat e sektorit energjetik

Ministrja Bozhinovska nënvizoi angazhimin e vendit për harmonizimin e politikave kombëtare energjetike me standardet evropiane.

“Rregulla të qarta dhe parashikueshmëri – kjo është kyçe për një sektor energjitik të qëndrueshëm dhe konkurrues. Po punojmë për zgjidhje ligjore që do të sigurojnë siguri për investitorët, do të përshpejtojnë procesin e tranzicionit energjetik dhe do të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi ministrja Bozhinovska. 

Ministrja Bozhinovska theksoi se reformat në sektorin e energjisë janë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë, Në këtë kontekst, informoi se Projektligji për energjinë është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER), duke lejuar konsultimin publik për finalizimin e tij. Drejtori Lorkovski shprehu kënaqësinë për transparencën e procesit 

Takimi theksoi rëndësinë e zbatimit të përshpejtuar të paketës së integrimit të energjisë elektrike, e cila do të lejojë një parashikueshmëri më të mirë të tregut, optimizim të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare dhe stabilizim të çmimeve. 

Drejtori Lorkovski përsëriti angazhimin e Komunitetit të Energjisë në mbështetjen e proceseve reformuese në vend, duke theksuar se harmonizimi i rregulloreve me direktivat e BE-së është kyç për integrimin më të shpejtë të tregut maqedonas të energjisë në flukse më të gjera rajonale dhe evropiane.

Ministria e Energjietikës mbetet e përkushtuar ndaj reformave që do të sjellin stabilitet, zhvillim dhe konkurrencë në sektorin energjetik të Maqedonisë.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 12:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?